Lajçak sot në Kosovë, takohet me zv/kryeministrin Bislimi - NACIONALE

Lajçak sot në Kosovë, takohet me zv/kryeministrin Bislimi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, sot do të qëndrojë në Prishtinë.

Ai pritet të takohet me zv/kryeministrin Besnik Bislimi. Lajmi është konfirmuar nga Qeveria e Kosovës.

Njoftimi:

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim ditën e nesërme, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin do të diskutohet për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike.

Vendi: Ndërtesa e Qeverisë

Koha: 09:30

Lajme të ngjashme