Lajçak: S'jam aq afër fundit të mandatit tim sa mendohej, puna vazhdon
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, theksoi se ai mbetet i përkushtuar në rolin e tij në mbikëqyrjen e dialogut Kosovë-Serbi, duke treguar se mandati i tij nuk po i afrohet përfundimit.
Në një intervistë për "Sbunker", Lajçak tha se nuk është "aq afër fundit të mandatit" duke shtuar se puna e tij vazhdon.
“Ndoshta nuk jam aq afër fundit të mandatit tim sa mendohej fillimisht. Pra, ajo që mund të them është se puna ime vazhdon. Unë nuk do të shkoj askund së shpejti. Nuk jam ende në disponim për t’i dhënë këshilla pasuesit tim”, tha Lajçak.
Ndonëse ende nuk dihet kush do të jetë pasues i tij, emisari i BE-së bëri të ditur se një pasardhës i tij do të emërohet përfundimisht.
Ai shtoi më tej se mbetet i fokusuar në përgatitjen e hapave tanë të ardhshëm.
"Pasi të zgjidhet pasardhësi, atëherë sigurisht që do të kemi shumë për të ndarë. Por për momentin, ka vetëm një Përfaqësues Special të BE-së dhe ju po flisni me të tani, dhe ekipi është këtu. Dhe, siç thashë, ne jemi vërtet plotësisht të fokusuar në punën tonë dhe përgatitjen e hapave tanë të ardhshëm”, tha Lajçak.
📡Episode 6 of #KosovoDispatch: Is @MiroslavLajcak near the end of his mandate❓
— Sbunker (@sbunker) June 24, 2024
His response👇
Full episode airing tomorrow. pic.twitter.com/RRgHYwFmFj