Lajçak shkon në Londër për t'u koordinuar me prioritetet e qeverisë së re për Ballkanin Perëndimor
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajcak, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një vizitë në Londër për të diskutuar zhvillimet më Ballkanin Perëndimor dhe prioritetet e qeverisë së re kundrejt rajonit.
Përmes një postimi në “X”, emisari Lajçak tha se palët mezi presin “bashkëpunimin BE- Mbretëri e Bashkuar për përpjekjet e përbashkëta në rajon”.
“Pata një vizitë shumë të dobishme në Londër në fillim të kësaj jave për të diskutuar zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe prioritetet e qeverisë së re kundrejt rajonit. Mezi presim bashkëpunimin BE- Mbretëri e Bashkuar për përpjekjet e përbashkëta në rajon”, ka shkruar ai.
Had a very useful visit to London earlier this week to discuss the developments in the Western Balkans and the priorities of the new government vis-à-vis the region. Looking forward to 🇪🇺🇬🇧 cooperation and joint efforts in the region. pic.twitter.com/e43il23D8t
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 11, 2024