Lajçak sërish në Kosovë, tash me ftesë të presidentes Osmani
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do ta vizitojë sërish Kosovën.
Por kësaj radhe, ai në Prishtinë do të qëndrojë me ftesë të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Kjo për të marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Kohëve të fundit Lajçak shpesh ka udhëtuar drejt Prishtinës, pasi ka paralajmërime të cilat i konfirmoi edhe Escobar, se dialogu me Serbinë është intensifikuar.