Lajçak për takimin me Osmanin: Diskutuam për dialogun
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York, është takuar edhe me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
I dërguari i BE-së në një postim në Twitter shkruan se me presidenten Osmani ka vazhduar diskutimin se si të dërgohet para procesi i dialogut në normalizimin e raporteve me Serbinë.
“Në New York takova presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe vazhduam diskutimin tonë për rrugën përpara në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete”, shkruan Lajçak.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në New York, takuar edhe zyrtarë të tjerë. Gjatë pritjes së mbrëmshme, të organizuar nga presidenti Biden, presidentja Osmani është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.