Lajçak pas takimit me Kurtin: Patëm një diskutim të dobishëm për perspektivën strategjike të dialogut
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, janë takuar gjatë ditës për të diskutuar përparimet dhe sfidat në dialogun midis dy vendeve.
Në një deklaratë pas takimit, Lajçak theksoi se biseda mes tyre u përqëndrua në perspektivën strategjike të dialogut dhe marrëdhëniet midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
“Me kryeministrin Albin Kurti patëm një diskutim të detajuar dhe të dobishëm për perspektivën strategjike të dialogut për periudhën e ardhshme. Ne folëm edhe për gjendjen aktuale të marrëdhënieve mes BE-së dhe Kosovës”, shkroi Lajçak në X.