Lajçak paralajmëron takim të ri në Bruksel: Folëm për çështjen që duhet të adresohen në takim - NACIONALE

Lajçak paralajmëron takim të ri në Bruksel: Folëm për çështjen që duhet të adresohen në takim

1 vit më parë

nga NACIONALE

I dërguari special i BE-së për dialogun e Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar një takim të shpejt në mes të kryenegocitave të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Në një konferencë për media, pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ai ka thënë se në takim kanë folur për çështjet që duhet të adresohen në këtë takim.

Ai nuk e ka treguar datën se kur do të mbahet ky takim në Bruksel.

Jam sot në Prishtinë për takim me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, për t’u përgatitur për takimin e radhës lidhur me negociatat që do të mbahet në Bruksel në ditët në vijim. Kemi folur për agjendën e takimit dhe çështjet që duhet të adresohen”, ka thënë Lajçak.

Lajme të ngjashme