Lajçak para fillimit të takimit: Nuk negociojmë në formatin “merre ose lëre”, kemi pritje të larta
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë me dije se BE-ja nuk negocion me palët në formatimin “merre ose lëre”.
Para fillimit të takimit të kryeministri Albin Kurti me liderët evropianë, emisari i BE-së ka thënë se ai vetëm i ndihmon palët drejt arritjes se kompromiseve.
“Ne nuk negociojmë më mënyrën “Merre ose lëre, kjo duhet të jetë pajtim mes dy palëve në të cilën jemi duke iu ndihmuar”, ka thënë Lajçak.
Ai ka folur edhe për pritjet e takimit, duke thënë se pret rezultate nga ky takim.
“Kam pritje të larta, të vazhdojmë përpara”, është shprehur Lajçak, raporton Gazeta10.