Lajçak nesër do të qëndrojë në Beograd, takohet me Vuçiqin
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohet nesër me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Presidenca serbe, ka njoftuar se takimi do të behët në ora 11:00.
Lajçak vjen në Beograd pak më shumë se një javë pasi përfaqësuesit e lartë të Beogradit dhe Prishtinës arritën një marrëveshje në Bruksel për targat.
Ende nuk dihet nëse Lajçak, do të vizitojë edhe Kosovën.