Lajçak në Paris, me zyrtarë të lartë francez flasin për përgatitjet e muajve në vazhdim - NACIONALE

Lajçak në Paris, me zyrtarë të lartë francez flasin për përgatitjet e muajve në vazhdim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak vizitën e parë të vitit 2024 e ka zhvilluar në Francë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ai ka njoftuar se atje është takuar me sekretaren e shtetit për Punë Evropiane, Laurence Bonnet si dhe me këshilltarin e presidentit francez, Emmanuel Bonnet.

Lajçak ka thënë se kanë diskutuar për përgatitjet e muajve në vazhdim.

“Sapo përfundova vizitën time të parë të vitit 2024 në Paris. Pata shumë takime të dobishme dhe të rëndësishme për t’u përgatitur për muajt në vazhdim. Mirënjohës për mbështetjen e fortë franceze për dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe për punën time.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme