Lajçak: Kosova nuk do të ketë progres në rrugën evropiane pa themelim të Asociacionit - NACIONALE

Lajçak: Kosova nuk do të ketë progres në rrugën evropiane pa themelim të Asociacionit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë me dije se Kosova duhet të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, pa vonesa.

Pas takimit që ai dhe katër emisarët tjerë të dialogut kanë zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti, Lajçak ka thënë se pa themelimin e këtij Asociacioni Kosova nuk mund të përparojë në rrugën e saj evropiane.

Asociacioni duhet të bëhet pa vonesa mëtejme, pa këtë nuk do të ketë progres në rrugëm evropiane të Kosovës. Ne çmojmë gatishmërinë e Kurtit për të vazhduar diskutimet tona së shpejti”, ka thënë ai.

Diplomati evropian ka bërë me dije se BE-ja çdoherë ka pasur plan për procesin.

Ai ka thënë se planin që e kanë diskutuar me Kurtin do ta diskutojnë edhe me presidentin e Serisë, Alekander Vuçiq.

Ne gjithmonë kemi plan, kemi plan, dhe diskutuam planin me Kurtit dhe do ta diskutojmë me Vuçiqin, që do ta kuptoni më vonë. Por, se në këtë pikë nuk do të futem në detaje. E dyta nuk ka alternativë dialogu”, është shprehur diplomati evropian.

Lajme të ngjashme