Lajçak: Ka progres në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë - NACIONALE

Lajçak: Ka progres në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka progres në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në procesin e dialogut mes Kosovë dhe Serbisë.

Lajçak ka përmendur disa marrëveshje të cilat kanë pësuar progres.

Ai ka shtuar se pa normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbise, e ardhmja evropiane e rajonit të Ballkanit Perëndimor nuk mundet të shihet as në ëndërr

Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është një çështje me rëndësi strategjike. Pa këtë normalizim nuk mundemi as të ëndërrojmë të ardhmen evropiane. Kemi progres kohëve të fundit në këtë drejtim. Së shpejti do ta mbyllim dosjen e energjisë, ka progres në çështjen e targave, në çështjen e personave të pagjetur, në çështjen e zgjedhjeve lokale në veri dhe në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve”, deklaroi Lajçak duke shtuar se ai është në kontakt të vazhdueshëm me palët për të vazhduar me zbatimin, raporton REL.

Këto komente Lajçak i bërë gjatë debatit për zgjerimin të zhvilluar nga organizata “Miqtë e Evropës“.

Lajme të ngjashme