Lajçak ka kërkuar zgjatjen e mandatit: "Ka akoma punë për të bërë"
Miroslav Lajçak pretendon që të ketë sukses deri në mbarimin e mandatit të tij në vjeshtë në mes dialogut Kosovë-Serbi, ai kërkoi edhe zgjatjen e mandatit, sepse sipas atij ka akoma punë për të bërë.
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka përfunduar edhe takimin me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, pas takimit të tij në Kosovë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.
Përmes platformës së tij në “X”, Lajçak, ka shkruar edhe për bisedën me presidentin Vuçiq, që u mbajt të mërkurën.
“Në Beograd pata një diskutim të hapur me Aleksandar Vuçiqin mbi gjendjen aktuale të dialogut. Ne u dakorduam për hapat e ardhshëm”, shkroi Lajçak në “X”.
Lajçak tha se Kosova dhe Serbia nuk mund të bëhen anëtare në BE pa u finalizuar marrëveshja për rrugën e normalizimit të të dhënave.
“Nuk mendoj që është vizita ime e fundit në Prishtinë pasi që më është kërkuar që të vazhdojë deri në fund të janarit. Pra ka ende mjaft kohë dhe punë që duhet të bëjmë”, tha ai.
Ai pati edhe disa fjalë drejtuar Qeverisë së Kosovës për nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit, themelimin e Asociacionit, dhe përmbushjet e kërkesave të BE-së
“Qeveria nuk mund t’i shmanget përgjithmonë përmbushjes së këtij detyrimi. Është obligim që qeveria e atëhershme e kishte marrë vullnetarisht në vitin 2013. Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 është ratifikuar edhe nga Kuvendi i Kosovës me shumicë dy të tretash. Edhe bashkësia ndërkombëtare e sheh (mos)themelimin e Asociacionit si çështje të sundimit të ligjit dhe ka reaguar në përputhje me rrethanat e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës. Pa neglizhuar obligimet tjera në kuadër të dialogut, çështja e Asociacionit është më e madhe se një obligim ‘i thjeshtë’ nga dialogu. Ai pasqyron qasjen e qeverisë ndaj mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të drejtave të komuniteteve joshumicë dhe sundimit të ligjit”, shkruan Lajçak.
Lajçak njoftoi se do të mbetet në pozitën e emisarit deri në fillim të vitit të ardhshëm, megjithëse mandati I tij përfundon në fund të gushtit, ku në fillim të shtatorit priste të niste punën si ambasadorë në Zvicërr, Lajçak tha se kishte kërkuar të mbante pozitën për shkak se puna e tij nuk kishte përfunduar ende dhe ka shumë për të bërë.
Lajçak u emërua përfaqësues I dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në vitin 2020, një detyrë aspak e lehtë, sepse nga BE rezultati nuk është pozitiv, marrëdhenia duhej të ishte rregulluar, jo përkeqësuar akoma më shumë.