Lajçak i publikon fotografi me Kurtin e Vuçiqin: Po përgatitemi për nesër
Emisari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak ka zhvilluar takime sonte në Bruksel në mes ndërmjetësuesve të SHBA-së dhe BE-së me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Pas këtyre takimeve, Miroslav Lajçak, ka publikuar fotografi me dy liderët, që do të takohen nesër kokë më kokë.
Në një shkrim në Tëitter, ai ka shkruar se po bëhen përgatitjet e fundit për nesër, për takimin mes Kurtit dhe Vuçiqit.
“Në prag të dialogut të nivelit të lartë në Bruksel, pata takime me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, për t’u përgatitur për diskutimet e nesërme”, ka shkruar Lajçak.
On the eve of the High-level Dialogue in Brussels, I had meetings with PM of Kosovo @albinkurti and President of Serbia @predsednikrs to prepare the discussions of tomorrow. pic.twitter.com/6oJhPvlLor
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 17, 2022