Lajçak flet për takimin me Vuçiqin e Petkoviqin: Diskutuam për dialogun
Emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak është takuar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryenegociatorin serb në bisedime, Petar Petkoviq.
Lajçak përmes një shkrimi në rrjetin social Tëitter, ka thënë se në takim është diskutuar për dialogun.
Po ashtu, emisari evropian ka deklaruar që kanë folur edhe për hapat e ardhshëm për implementimin e marrëveshjes bazë.
“Pas vizitës time në Kosovë, udhëtova edhe në Beograd për t’u përgatitur për takimin e kësaj jave të kryenegociatoeëve. Me presidentin Vuçiq dhe Petar Petkoviq, diskutova rrugën përpara në dialog dhe hapat e ardhshëm të nevojshëm për implementimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit.” – ka thënë ai.
After my visit to Kosovo, I also travelled to Belgrade to prepare for this week’s meeting of Chief negotiators. With @predsednikrs and @PetkovicPetar I discussed the way forward in the Dialogue and necessary next steps to implement the Agreement on the Path to Normalisation. pic.twitter.com/yN3m3bg4dL
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 14, 2023
Vlen të theksohet që Bislimi dhe Petkoviq pritet të takohen të enjten në Bruksel.