Lajçak flet për takimin Bislimi-Petkoviq, paralajmëron bisedime të ardhshme javëve në vijim
Në një postim në Facebook, Miroslav Lajčak, emisari i Bashkimit Europian për Dialogun Kosovë-Serbi, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në një kurs për diplomatët e rinj nga Ballkani Perëndimor në Institutin Universitar Evropian. Lajçak ka dhënë detaje edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha se organizoi një raund të ri të negociatave në Bruksel, duke pritur kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë.
Emisari i BE-së tregoi se diskutimet u përqendruan në zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe vlerësimin e çështjeve të mbetura të hapura. Pavarësisht sfidave që dalin në rrugën e negociatave, Lajčak nënvizoi se u arrit një përparim i rëndësishëm.
"Përderisa kjo javë nis me shtyllat e tjera të mandatit tim, java e kaluar ishte tërësisht e fokusuar në atë kryesore – Dialogun për normalizim. E nisa duke pritur Kryenegociatorët për një raund tjetër të negociatave të Dialogut në Bruksel. Diskutuam rrugën përpara për zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe synuam të qartësojmë çështjet e mbetura të hapura. Ndërsa gjetja e pikës së përbashkët mund të jetë sfiduese, ne arritëm të arrijmë njëfarë progresi. Bisedimet tona do të vazhdojnë sërish në javët në vijim." - tha Lajçak.