Lajçak: Dhuna duhet të shmanget
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Mirosllav Lajçak, beson në sjellje të ndërgjegjshme të të dy palëve për çështjen e targave.
Pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, diplomati evropian ka thënë se dhuna duhet të shmanget në çdo mënyrë.
“Diskutim i gjatë dhe i vështirë, por korrekt me presidentin Vuçiq. Llogaris në sjelljen e përgjegjshme të të gjithëve për të treguar përmbajtje për sigurinë dhe stabilitetin. Dhuna duhet të shmanget. U pajtuam që të gjitha marrëveshjet e Dialogut duhet të mbështeten dhe të zbatohen plotësisht”, ka thënë Lajçak në llogarinë e tij në “Twitter”.
Long and difficult, but fair discussion with @predsednikrs @avucic last night.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 5, 2022
I count on the responsible behavior of all to show restraint for security and stability. Violence must to be avoided.
Agreed that all Dialogue agreements have to be upheld and fully implemented. pic.twitter.com/8wUnW7nR0t
Diplomati i BE-së e ka vizituar Serbinë pas paralajmërimit të Listës Serbe së serbët e Kosovës mund t`i braktisin institucionet e Kosovës.
Reagimi i serbëve ka ardhur pasi Qeveria e Kosovës ka filluar zbatimin e vendimit për targat ilegale.