Lajçak: Bajnska diskutohet në çdo takim, BE-ja nuk po e heton - NACIONALE

Lajçak: Bajnska diskutohet në çdo takim, BE-ja nuk po e heton

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Miroslav Lajçak, i dërguar i posaçëm i BE-së, është deklaruar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Lajçak tregoi se sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit, ku u vra një polic në krye të detyrës dhe u neutralizuan tre pjesëtarë të grupit të armatosur, diskutohen në secilin takim.

Tutje, ai tregoi se BE-ja nuk e udhëheq asnjë hetim në lidhje me këtë rast, por se pret hetim nga partnerët e saj.

“Bajnska diskutohet në çdo takim, e ngritëm si çështje edhe dje në Beograd… BE-ja nuk e udhëheq hetimit, shtetet invidualisht e bëjnë këtë. BE-ja nuk po heton, ne po e presim këtë hetim nga partnerët tanë.” – tha Lajçak, transmeton Nacionale.

Lajme të ngjashme