Labinot Tahiri jep lajmin e mirë: Janë mbledhur 50 mijë eurot e kërkuara për shërimin e Gani Kocit
Këngëtari Labinot Tahiri ka dhënë lajmin e mirë.
Ai ka bërë me dije se aksioni i tij për mbledhjen e fondeve për shërimin e ish-eprorit të UÇK-së dhe ish-deputetit, Gani Koci, ka rezultuar i suksesshëm.
Në profilin e tij në Facebook, Tahiri ka treguar se brenda 24 orëve jaën mbeldhur 50 mijë euro.
“U mblodhën 50.000€ e më shumë për atdhetarin tonë dhe ish i burgosuri politik z. Gani Koci! MIRËMENGJESI SHQIPTAR DHE FAMILJE e baces GANI KOCI😊 Dua të ju falenderoj dhe tua jap lajmin e mirë me mengjes😊 se paratë për bacen Gani u mblodhen të gjitha. Zot faleminderit🫡”, ka shkruar Tahiri.