Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane kërkon formim të qeverisë sa më parë
Themelimin sa më shpejtë të institucioneve të reja e kanë vlerësuar si “të rëndësisë parësore”, Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane.
Kjo në veçanti në dritën e ndërrimeve të mëdha në mjedisin global.
“Duke qenë se mjedisi global politik po evoluon me shpejtësi, është me rëndësi parësore, që institucionet e Kosovës, të jenë plotësisht të konsoliduara dhe të përgatitura për të adresuar sfidat e menjëhershme dhe afatgjate”.
“Kjo, duke përfshirë të gjitha përpjekjet e arsyeshme në drejtim të heqjes së masave ndëshkuese të BE-së dhe paraqitjen e një plani strategjik të qartë para Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të inkurajuar investime të e vazhdueshme ekonomike dhe politike në Kosovë”.
“Duke qenë se Shtetet e Bashkuara mbetet aleati më i afërt dhe më vital i Kosovës, qeveria e re duhet gjithashtu, të ketë prioritet forcimin e pranisë dhe ndikimin sajë në Uashington, D.C. Kjo kërkon zgjerimin e përfaqësimit diplomatik të Kosovës, angazhimin e organizatave lobuese të nivelit të lartë, si dhe sigurimin e takimeve të rregullta të nivelit të lartë, me administratën e re të SHBA-së. Prania e Kosovës në Uashington është zvogëluar dukshëm gjatë viteve të fundit, ndërkohë që një përpjekje e koordinuar për të rikthyer dukshmërinë dhe rëndësinë e saj në agjendën e SHBA-së, është më shumë se e nevojshme”, thanë ata.