Ky mandat do të mbahet mend si episod fatkeq i qeverisjes - NACIONALE

Ky mandat do të mbahet mend si episod fatkeq i qeverisjes

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeminstri Avdullah Hoti, nëpërmjet një postimi në Facebook ka kritikuar rezolutën e përpiluar nga Vetëvendosja, për luftimin e inflacionit në nivel të vendit.

Fillimisht, ai këtë rezolutë të mazhorancës e cilësoi si absurde. Më tutje, Hoti, shpjegoi se qytetarët janë duke u përballur me një gjendje të tillë për muaj, derisa qeveria nuk po ndërmerr asnjë veprim.

"Qytetarët përballen me inflacion për muaj të tërë. Qeveria nuk ndërmerr asnjë veprim. Opozita në Kuvend propozon disa rezoluta me masa konkrete për të zbutur inflacionin. Por të gjitha refuzohen nga mazhoranca", shkroi Hoti, në publikimin e tij.

Sipas tij, forma se si qeveria e drejtuar nga Kurti po i qaset problemit, tregon papërgjesi.

"Ja çfarë rezolute absurde propozohet tash nga mazhoranca për seancën e Kuvendit të datës 21 korrik. Kjo qasje tregon papërgjegjësi", vazhdoi më tutje Hoti.

Kujtojmë, së javët e fundit Kosova po arrin nivele të larta të inflacionit - të pa hasura më parë.

Më poshtë mund të gjeni positimin e plotë:

Lajme të ngjashme