“Ky lloj diplomati s`i duhet Kosovës”: Musliu kërkon nga presidentja shkarkimin e konsullit Gashi - NACIONALE

“Ky lloj diplomati s`i duhet Kosovës”: Musliu kërkon nga presidentja shkarkimin e konsullit Gashi

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka kërkuar presidentes Vjosa Osmani që ta tërheq dekretin për Konsullin e Kosovës në Frankfurt, Gëzim Gashi.

Ajo ka bërë me dije se “pëlqimi” nga Gashi i një shkrimi ku ish-presidenti Hashim Thaçi akuzohet për vrasje është tejkalim i çdo kufiri.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ky lloj diplomati nuk i duhet Kosovës.

“Kur diplomacia kalon të gjithë kufijtë e servilitetit politik dhe shkon deri aty sa të mbështetet edhe propaganda kundër një ish-presidenti të vendit, i cili po mbahet peng nga një gjykatë politike, durimi merr fund. Ky lloj diplomati nuk i duhet Kosovës. Të bëhet tërheqje e menjëhershme nga misioni dhe të bëhet ngritja e Komisionit Disiplinor ndaj tij. Presidente, nëse vetëm pak ke dinjitet, vepro dhe tërhiqe dekretin që e ke dekretuar këtë servil”, ka shkruar Musliu.

Lajme të ngjashme