Ky është prokurori i arrestuar për marrje të ryshfetit - NACIONALE

Ky është prokurori i arrestuar për marrje të ryshfetit

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Beqë Shala është prokurori i Prizrenit i arrestuar për marrje të ryshfetit.

Njoftimi:

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren kanë arrestuar B.Sh nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

I dyshuari B.Sh., prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është arrestuar në vendin e punës.

Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.

Lajme të ngjashme