Ky është parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme - NACIONALE

Ky është parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka treguar se java e parë e tetorit fillon me mot relativisht të qetë, por gjatë ditës parashihet të ketë vranësira të dendura të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

“Nga e marta e tutje, do të ketë stabilizim të motit. Mëngjeset parashihen të jenë relativisht të freskëta dhe në shumë vende mund të paraqitet mjegulla, kryesisht ultësirave. Vranësira do të ketë vetëm në stadet e larta të Troposferës. Lagështia relative mesatare ditore parashihet ti shënoj vlerat rreth normales, (50-75%), ndërsa sa i përket presionit atmosferik, vlerat e saj mbeten mbi normalen (1013mb)”, thuhet në njoftimin e këtij Instituti.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-24 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira gjatë gjithë javës. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.

Sasitë e reshjeve për muajin shtator ishin rekorde dhe shumë të mirëseardhura për gjitha sferat e jetës. Shtrirja e tyre si zakonisht nuk ishte uniforme. Në muajin që lamë pas, më shumë reshje u regjistruan në rrafshin e Kosovës, se sa në rrafshin e Dukagjinit edhe pse sipas statistikave në Dukagjin gjithmonë kemi më shumë reshje.

Lajme të ngjashme