Ky është ish-ushtari i UÇK-së që u ndalua sot në Serbi
Një tjetër ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është arrestuar të martën nga autoritetet serbe. Bëhet fjalë për Avni Qenajn nga fshati Romaj i Prizrenit.
Lajmin e ka konfirmuar për mediat nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla.
Sipas Sylës, Qenaj ka qenë luftëtar i angazhuar në Brigadën “138 Agim Ramadani”. Ai bëri të ditur se, megjithëse arsyet e udhëtimit të tij nuk dihen ende, ish-ushtari kishte kaluar disa herë nëpër Serbi në të kaluarën pa pasur probleme.
“Avni Qenaj nga fshati Romaj dikun në rrethin të Prizrenit edhe ka shërby gjatë kohës së luftës në brigadën “138 Agim Ramadani””, tha Syla për Demos.
“Ai ka lëvizë disa herë dhe nuk ka pas probleme”, tha ai per Gazeten Demos.