Ky është guri i Trepçës që Osmani e bëri “njet” për Trumpin, por që u refuzua nga Ministria - NACIONALE

Ky është guri i Trepçës që Osmani e bëri “njet” për Trumpin, por që u refuzua nga Ministria

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Në 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka ndodhur një ngjarje e pazakontë në mes dy institucioneve të larta shtetërore. Presidenca dhe Qeveria nuk kanë mundur të pajtohen rreth dhurimit të një guri të “Trepçës” për presidentin Donald Trump.

Ministria e Ekonomisë ka refuzuar të ia jep Presidencës një gur minerar të ndërmarrjes “Trepça”, të cilin presidentja Vjosa Osmani kishte planifikuar të i dhuronte presidentit të ShBA-së, Donald Trump, në ceremoninë e inaugurimit të “Bordit të Paqes”.

Nga burimet e ministrisë së Artane Rizvanolli, gazeta Nacionale ka siguruar korrespodencën në mes të këtyre dy institucioneve për këtë çështje.

Më 17 shkurt, në ditë para se presidentja Osmani të niset për më Uashington, Presidenca i kishte shkruar Muzeut të Kosovës për mundësinë e dhurimit të një guri të “Trepçës”.

Për dhurimin e një guri të tillë, muzeu kishte kërkuar aprovimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Më pas, Presidenca iu kishte drejtuar Ministrisë së Artane Rizvanollit.

Në kërkesën e Presidencës, tregohen arsyet se pse po kërkohet dhurimi i këtij guri.

Në funksion të realizimit të nevojave shtetërore dhe duke u bazuar në interesin publik, ju drejtohemi me këtë kërkesë për të shqyrtuar mundësinë e dhënies në pronësi të një guri minerar nga Ndërmarrja “Trepça”, për qëllime shtetërore(te bashkangjitur keni ne fotografi). Ky gur minerar do të shërbej ekskluzivisht për përmbushjen e nevojave protokollare. Duke ju falënderuar paraprakisht për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj, mbetemi në pritje të përgjigjes suaj”, është thënë në kërkesën e Presidencës për Ministrinë e Ekonomisë.

Gazeta Nacionale ka siguruar edhe fotografinë e gurit që e ka kërkuar Presidenca.

Arsyet e Presidencës nuk e kishin bindur Ministrin e Ekonomisë për dhënien e një guri të tillë.

Lajme të ngjashme