Kuvendi sot seancë të jashtëzakonshme, deputetët diskutojnë për faturat e rrymës
Kuvendi i Kosovës do të fillojë punimet e sesionit pranveror me seancë të jashtëzakonshme.
Seanca do të mbahet sot me fillim nga ora 10:00.
Pikë kryesore e rendit të ditës është “Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.”
Njoftimi i plotë:
Seancë e jashtëzakonshme
Rendi i ditës
1. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.
Vendi: Kuvendi KosovësKoha: 10:00