Kuvendi sot mban seancë plenare, ky është rendi i ditës - NACIONALE

Kuvendi sot mban seancë plenare, ky është rendi i ditës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare me fillim nga ora 10:00.

Në rend të ditës janë shtatë pika.

Rendi i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L - 123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-167 për Prokurorin e Shtetit
5. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi për Menaxhimin e Pagave”,
6. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit: “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021”,
7. Propozimi i GP të LVV për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Lajme të ngjashme