Kuvendi sot debaton për mosliberalizimin e vizave për Kosovën
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë nesër dy seanca plenare, njëra në orën 10:00 dhe tjetra në orën 11:00.
Nga ora 11:00, mbahet seancë e re plenare, ku do të ketë debat parlamentar për mosliberalizimin e vizave.
Do të fillohet si zakonisht me deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, shqyrtimin e dytë ë Projektligjit për Produktet Biocide, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ushqimin, propozimi për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar, shqyrtimi i Propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve, shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021, shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës, shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”, ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit dhe debatin parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.