Kuvendi plotëson rendit e ditës, ratifikimi i Bordit të Paqes futet në agjendë
Kuvendi e Kosovës e ka plotësuar rendit e ditës për seancën e sotme.
Me votat të pozitës dhe opozitës Kuvendi e ka futur në rend të ditës për seancën e sotme shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se kjo do të jetë si pikë e 6 e rendit të ditës.
VV-ja ka tentuar që në rend të ditës t`i fus edhe disa projektligje në lexim të dytë, por nuk ia ka arritur. Meqenëse opozita është deklaruar kundër.