Kuvendi miraton edhe në lexim të dytë Projektligjin për Zgjedhjet - NACIONALE

Kuvendi miraton edhe në lexim të dytë Projektligjin për Zgjedhjet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe në lexim të dytë Projektligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë.

Me 79 vota “për” dhe 3 abstenime deputetët e pozitës dhe opozitës kanë miratuar këtë projektligj, i cili po kritikohet nga shoqëria civile.

Gjithashtu, projektligji në lexim të parë ishte miratuar sot, në një seancë e cila është mbajtur paradite.

Me vullnetin e pozitës dhe opozitës nuk është pajtuar shoqëria cive.

Pas miratimit ka reaguar drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, i cili ka thënë se ky ligj iu shërben interesave të ngushta të partive politike.

79 deputetë pro dhe 3 apstenime u pajtuan që nesër në listat e kandidatëve për deputetë, kandidatë për kryetar komune, apo kandidatë për asamble komunale, të ketë persona që janë dënuar për vepra korrupsioni, qoftë me dënim me kusht apo me gjobë. Kaq për luftën kundër korrupsionit, për standardet e të zgjedhurve, për listat e pastra, për vlerat demokratike të Republikës. Këto parti politike që s'kanë guximin ti thonë jo kandidatëve të korroptuar, çka do të na ofrojnë tjetër, përveç se përmes angazhimit politik, pushtet e zhvatje”, ka shkruar Kryeziu.

Lajme të ngjashme