Kuvendi më 26 shkurt shpall thirrje për dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese - NACIONALE

Kuvendi më 26 shkurt shpall thirrje për dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Kosovës do të shpallë më 26 shkurt thirrjen për dy gjyqtarë të Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.

Njoftimi u bë pas takimit të Komisionit të Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se komisioni u dakordua me konsensus për hapjen e thirrjes publike.

Komisioni do të inkurajojë në mënyrë të veçantë gratë të aplikojnë për këto dy pozita.

Aktualisht, Gjykata Kushtetuese përbëhet nga gjashtë gjyqtarë burra dhe një grua.

Sipas deklarimit, procesi do të zhvillohet në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Gjykatën Kushtetuese.

Aplikimet do të shqyrtohen nga komisioni, ndërsa votimi përfundimtar bëhet nga Kuvendi i Kosovës.

Haxhiu njoftoi gjithashtu se do të shpallet thirrje edhe për një anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Lajme të ngjashme