Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti për vitin 2024
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot me fillim nga ora 10:00.
Pikë e rendit të ditës të kësaj seance plenare është Shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2024.
Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-260 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024.
