Kuvendi mban seancë të premten, këto janë pika te rendit të ditës
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të premten në orën 10:00, në një seancë me disa pika të rendit të ditës.
Shefja e GP të VV-së, Arbërie Nagavci, tha se “ka pajtim” për mbajtjen e seancës.
Në rend dite përfshihen gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, projektligji për Byronë dhe misioni në Gaza.
Do të shqyrtohen gjithashtu procesverbali, deklarimet jashtë rendit dhe pyetjet parlamentare.
Nagavci konfirmoi se seanca përfshin edhe propozimin e dy kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.
Rendi i ditës përfshin edhe “shqyrtimin e propozimeve dhe kërkesave”.
Seanca pritet të trajtojë disa nga çështjet më të ndjeshme institucionale të momentit.