Kuvendi i Shqipërisë nis seancën me një minutë heshtje për tragjedinë e Durrësit
Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë ka nisur me një minutë heshtje në nderim të dy fëmijëve që humbën jetën një ditë më parë në një aksident tragjik në Durrës.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasi një automjet përplasi tre të mitur. Si pasojë e përplasjes, dy prej tyre humbën jetët, ndërsa tjetri mbeti i lënduar.
Sipas dyshimeve të para, automjeti drejtohej nga një 57-vjeçar, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.