Kuvendi i Shqipërisë sot voton rezolutën kundër raportit të Dick Martyt - NACIONALE

Kuvendi i Shqipërisë sot voton rezolutën kundër raportit të Dick Martyt

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot nga ora 10:00, dhe një nga pikat e para të rendit të ditës, do të jetë votimi i projekt-rezolutës kundër raportit të Dick Martyt

Shqipëria ka kërkuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, ta hartojë një raport vijues në lidhje me pretendimet e Dick Martyt.

Kjo po bëhet më shumë se 11 vjet që nga koha kur raporti i Martyt ishte miratuar, për të shkaktuar pastaj krijimin e Gjykatës Speciale.

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla dje u bëri thirrje të gjithë deputetëve ta përkrahin këtë rezolutë.

“Pas më shumë se 11 vite ne propozuesit iniciojmë këtë rezolutë mbi bazën e proceseve të zhvilluara, ritheksoj se duhet nënvizuar fakti se kemi të bëjmë me një rast ku janë kryer verifikime. Nesër çdo anëtar duhet të jetë në Kuvend do të ishte nder dhe nuk kemi nevojë për sherrnajë. Rëndësia që ka, heqja e një balte të hedhur padrejtësish kundër luftës së Kosovës është në nderin e Kuvendit të Shqipërisë. Rezolutat e tjera më duken pa sens ku 23 vite nga çlirimi ne t’i kthehemi edhe njeherë. Nesër do t’ju njoh me të gjitha rezolutatat, janë 19 rezoluta dhe deklarata”, tha Balla.

E deputeti i PD-së, Tritan Shehu, në një intervistë për gazetën Nacionale tha se do ta përkrahin votimin e kësaj rezolute.

Lajme të ngjashme