Kuvendi i Kosovës nesër me dy seanca plenare dhe një të jashtëzakonshme nga ora 13:00
Kuvendi i Kosovës nesër do të ketë tri seanca, duke përfshirë një seancë plenare dhe një seancë të jashtëzakonshme.
Sipas njoftimit në faqën e Kuvendit të Kosovës, në orën 9:30 do të fillojë seanca e parë, ku presidentja Osmani do të mbajë adresimin hyrës vjetor drejtuar deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në ndërkohë seanca plenare e dytë pleanare, e cila do të fillojë në ora 10:00, do të jetë shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023.
Ndërsa ajo e jashtëzakonshme do të fillojë nga ora 13:00 ku do bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për vlerësimin e ndikimit në mjedis.
Rendi i ditës për nesër:
Seanca plenare
Rendi i ditës:
Adresimi i Presidentetes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës;
Vendi: Kuvendi Kosovës; Koha: 09:30.
Seanca plenare
Rendi i ditës:
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.
Vendi: Kuvendi Kosovës; Koha: 10:00.
Vazhdimi i Seancës plenare
Vendi: Kuvendi Kosovës; Koha: 12:00.
Seancë e jashtëzakonshme
Rendi i ditës:
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-181 për vlerësimin e ndikimit në mjedis.
Vendi: Kuvendi Kosovës; Koha: 13:00.