Kuvendi i Kosovës nderon me një minutë heshtje Xhemail Mustafën
Kuvendin i Kosovës seancën e sotme e ka filluar me një minutë heshtje në nderim të veprës se intelektualit Xhemail Mustafa, i cili është vrarë 23 vite më parë.
Nderimi i ish-zyrtarit të lartë të LDK-së është bërë me propozim të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
“Sot është 23 vjetori i vrasjes kriminale të intelektualit, patriotit dhe shkrimtarit tonë të shquar Xhemail Mustafa. Propozoj që ta mbajmë një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së tij”, ka thënë Konjufca.