Kuvendi: Dikush e kërkon Albulena Haxhiun, Konjufca thotë ‘po tutet shumë’, Armend Muja i mëshon tavolinës
Kuvendi i Kosovës sot po voton disa marrëveshje ndërkombëtare. Kaloi edhe ajo me Danimarkën, rreth dhënies me qira të burgjeve.
Ndërkohë, pak para votimit, dikush po e kërkonte ministren Albulena Haxhiu:
“Albulena, ku është Albulena?”.
Konjufca u përgjigj më pas me fjalët: “Albulena qaq shumë u tut, s’po vjen hic”.
Kjo me gjasë i është dukur shumë qesharake deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja i cili u pa duke goditur me dy duart tavolinën e tij, derisa po qeshte.