Kushtet për Asociacionin, Kabashi: Ka filluar numërimi mbrapsht për rënien e Qeverisë Kurti
Gazetari, Bekim Kabashi ka deklaruar se 6 kushtet e Kryeministrit, Albin Kurti janë një pikë e madhe kundër Asociacionit.
Sipas Kabashit, nëse Kurti ka pas dilema deri sot, tashmë e ka të qartë që nuk e pranon Asociacionin.
“Unë e shoh se gjashtë pikëshi i zotit Kurti është një pikë e madhe kundër Asociacionit. Pra, tash zoti Kurti nëse ka pas dilemma deri sot, sot mendoj që e ka të qartë që nuk e pranon Asociacionin dhe në njëfarë forme e ka blloku arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi” - tha ai në ATV.
Ai ndër të tjera ka thënë se ka filluar numërimi mbrapsht për rritje të presionit ndaj Qeverisë që eventualisht do shkaktojë edhe rënien e kësaj qeverie.
“Unë mendoj se nga sot duhet me shiku se ka fillu numërimi së mbrapthi për presionin që do të rritet, sanksionet që do të vinë dhe ndoshta në një moment të caktuar kjo qeveri do të bjerë. Ose do të dorëhiqet zoti Kurti ose do të rrëzohet në formate të ndryshme. Por nëse i shikojmë këto gjashtë pika, përpos pikës së parë, pjesa tjetër është komplet kundër Asociacionit."
Sipas Kabashi, Serbia nuk e pranon të nënshkruan një marrëveshje që asociacioni nuk i dedikohet ekskluzivisht komunitetit serb në Kosovë.
“Serbia nuk pranon të nënshkruaj një marrëveshje për një asociacion që nuk i dedikohet ekskuluzivisht komunitetit serb në Kosovë; Serbia nuk pranon një marrëveshje ku Asociacioni nuk do të ketë ato kompetenca që parashihet me marrëveshjet e 2013’tës e 2015’ës.” - tha Kabashi ndër të tjera.
