Kushner takohet me liderin e Hamasit për planin e paqes në Gaza - NACIONALE

Kushner takohet me liderin e Hamasit për planin e paqes në Gaza

1 orë më parë

nga NACIONALE

I dërguari i Presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme, Jared Kushner, është takuar të dielën në Egjipt me një delegacion të Hamasit të udhëhequr nga Khalil al-Hayya, në kuadër të përpjekjeve për zbatimin e planit amerikan për paqen në Gaza.

Sipas një zyrtari palestinez të cituar nga BBC, bisedimet u përqendruan te çarmatimi i Hamasit, tërheqja e trupave izraelite dhe çështjet humanitare. Në takim raportohet se morën pjesë edhe Nikolai Mladenov, ish-kryeministri britanik Tony Blair, si dhe përfaqësues të Egjiptit, Katarit dhe Turqisë.

Izraeli ka kundërshtuar planin 15-pikësh, duke kërkuar që Hamasi të çarmatoset plotësisht përpara çdo tërheqjeje ushtarake. Tetë vende me shumicë myslimane, përfshirë Egjiptin, Arabinë Saudite, Turqinë dhe Katarin, dënuan të dielën qëndrimin izraelit.

Kushner u takua gjithashtu me Presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi. Sipas mediave izraelite, të dërguarit pritet të zhvillojnë bisedime edhe me kryeministrin Benjamin Netanyahu për avancimin e planit.

Lajme të ngjashme