“Kush paraqitet”: Siklet në “Istogu Channel”, moderatori e luan të befasuarin, kur e dëgjon Kurtin - NACIONALE

“Kush paraqitet”: Siklet në “Istogu Channel”, moderatori e luan të befasuarin, kur e dëgjon Kurtin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është inkuadruar përmes telefonit në një program të televizionit lokal, “Istogu Channel”. Vëmendjen e mori moderatori, Luard Mehmetaj.

Mehmetaj u mundua të dukej sikur nuk e dinte se kush e kishte telefonuar, duke e nisur bisedën në mënyrë pyetëse: “Përshëndetje, kush paraqitet?”

“Kryeministri n’telefon, Luard” – i thotë Kurti.

Moderatori nuk e lë me kaq, e vazhdon aktrimin edhe pak, duke u paraqitur si i befasuar: “Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti?”

“Po, unë vetë” – ia kthen Kurti, duke u bërë pjesë e aktrimit.

Pjesa tjetër e bisedës zgjat më shumë se gjashtë minuta dhe mund ta dëgjoni më poshtë.

Lajme të ngjashme