“Kush e lëshoi Radojiçiqin?”: Haki Abazi vendos parulla në Kuvend, ia largon deputetja Bogujevci - NACIONALE

“Kush e lëshoi Radojiçiqin?”: Haki Abazi vendos parulla në Kuvend, ia largon deputetja Bogujevci

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Haki Abazi, deputet tashmë i pavarur, por dikur i VV-së, ka shtruar një pyetje përmes disa posterëve, të cilët i vendosi në Kuvendin e Kosovës, ku po mbahet seanca në të cilin po raporton kryeministri Albin Kurti rreth draft-statutit të Asociacionit.

Në këtë parullë, ka një pyetje interesante.

“Kush e lëshoi Radojiçiqin nga rrethimi?” – është pyetja e parullës së deputetit Abazi, e cila ilustrohet edhe me një foto të Kurtit.

Së paku një parullë, ia ka larguar deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci.

Lajme të ngjashme