Kusari: Sot mblidhet bordi, nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar terrori i ushtruar nga drejtori ndaj tri grave - NACIONALE

Kusari: Sot mblidhet bordi, nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar terrori i ushtruar nga drejtori ndaj tri grave

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka thënë se nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar presioni që drejtori i Radio Kosovës, Arsim Halili ka ushtruar ndaj tri punëtoreve.

Ajo ka thënë se sot Bordi i RTK-së do të mbajë mbledhjen e radhës.

“Heshtja ndaj terrorit është aprovim i terrorit.” – ka shkruar tutje Kusari.

Postimi i plotë:

Reminder: Radio Kosova = Radio Terrori

Sot Bordi i RTK-se mban mbledhjen e radhes.

Terrori i ushtruar ndaj tri grave që e kanë denoncuar drejtorin e Radio Terrorit nuk duhet të kalojë pa ndëshkim.

Heshtja ndaj terrorit është aprovim i terrorit.

Lajme të ngjashme