Kusari shkruan për vdekjen e dyshimtë të Artila Kamerit: Ngushëllime familjes - NACIONALE

Kusari shkruan për vdekjen e dyshimtë të Artila Kamerit: Ngushëllime familjes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një 34-vjeçare ka vdekur sot në orët e para të mëngjesit në një hotel në magjistralën Prishtinë-Lipjan. Sipas dyshimeve të para, ajo është hedhur nga ballkoni në katin e dytë.

Mësohet se e vdekur mbeti Artila Kameri. Juristja e mediave, ka reaguar për këtë vdekje të dyshimt, duke shprehur ngushëllim familjes.

“Fort mu dhimte Artila, ndonese nuk e kom njofte.

Ngushellime familjes.” – ka shkruar ajo.

Ndryshe, lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë së Kosovë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se rasti po hetohet.

Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34 vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion” – ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme