Kusari për ‘padinë’ e Osmanit ndaj Martensit: Qysh me iu referu ligjit penal? Kjo i bie me çu në burg gazetarin - NACIONALE

Kusari për ‘padinë’ e Osmanit ndaj Martensit: Qysh me iu referu ligjit penal? Kjo i bie me çu në burg gazetarin

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar padi ndaj gazetarit Michael Martens të gazetës gjermane *Frankfurter Allgemeine Zeitung* (FAZ), çështje që u diskutua në emisionin “Pressing” në T7.

E ftuar në studio, juristja e medias Flutura Kusari tha se Osmani i ishte referuar ligjit penal, duke lënë të kuptohet mundësia e ndjekjes penale të gazetarit. Sipas saj, kjo qasje është problematike dhe e pazakontë në kontekstin evropian.

“Nga perspektiva ligjore më erdhi interesant që iu referua ligjit penal, sepse kur e përmend ligjin penal i bie me çu gazetarin në burg”, tha Kusari, duke theksuar se në Gjermani mbrojtja e reputacionit trajtohet përmes ligjit civil.

Ajo ngriti pikëpyetje edhe për nivelin e tolerancës së presidentes ndaj kritikës mediatike.

Lajme të ngjashme