Kusari për lajmin e RTK-së për atentat ndaj Kurtit: Duket si tekst i shkruar nga partia, shkelje flagrante
Juristja e mediave, Flutrua Kusari, ka thënë se lajmi i RTK-së për atentat ndaj kryeministrit, Albin Kurti, nuk përmbushë asnjë element bazik të gazetarisë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Kusari është shprehur e çuditur se si RTK-ja transmeton një lajm të tillë.
“Duket si tekst i shkruar nga partia.” – ka thënë ajo.
Më tej, ajo ka thënë se po pret për masat që do t’i marrë menaxhmenti dhe bordi për “shkelje flagrante të misionit të RTK-së.”
“Mezi po pres me pa cka ka me bo menaxhmenti dhe bordi per kete shkelje flagrante dhe te pafalshme te misionit te RTK-se. Pergjegjes per plasimin e atij teksti eshte drejtori i televizionit dhe udheheqesit e faqes online te RTK-se.” – ka shkruar ajo.
Nacionale ka raportuar më parë se sot do të mbahet mbledhja e Bordit të RTK-së, ku do të diskutohet edhe për lajmin për atentat ndaj Kurtit.
Reagimi i plotë:
Te shtunen ne RTK eshte transmetu nje tekst (se ai lajm nuk mund te quhet) per nje planifikim te nje atentati kunder kryeministrit.
Lajmi nuk e permbushe asnje nga elementet bazike te gazetarise dhe as parimet etike dhe ligjore.
Per me teper teksti eshte dematu nga Ministria e Puneve te Brendshme te Maqedonise.
Une e lexova tekstin dhe ende nuk po muj me iu besu syve qe RTK-ja transmeton nje tekst te tille (edhe njehere, ai lajm nuk mund te quhet).
Duket si tekst i shkruar nga partia.
Mezi po pres me pa cka ka me bo menaxhmenti dhe bordi per kete shkelje flagrante dhe te pafalshme te misionit te RTK-se. Pergjegjes per plasimin e atij teksti eshte drejtori i televizionit dhe udheheqesit e faqes online te RTK-se.
Masat qe do t'i merr menaxhmenti dhe bordi do ta determinojne pavaresine e tyre.