Kusari me ‘myzhde’, tregon përforcimin e ri nga Franca, që iu bashkua Alternativës - NACIONALE

Kusari me ‘myzhde’, tregon përforcimin e ri nga Franca, që iu bashkua Alternativës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mimoza Kusari, kryetare e Alternativës ka dhënë lajmin se partisë së saj, i është bashkuar Besart Agushi me vendbanim në Francë dhe angazhim profesional në Zvicër.

“I angazhuar në zyrën inxhinierike në fushën e inxhinierisë civile, i specializuar në infrastrukturën rrugore dhe planifikimin urban, Besarti, përveçse sjell përvojën e tij në Kosovë, po hap edhe një derë të re për Alternativën në Zvicër, Francë dhe Gjermani.” – thuhet ndër të tjera aty.

E plotë:

Inxhinieri Besart Agushi, me vendbanim në Francë dhe angazhim profesional në Zvicër, nga sot është pjesë e Alternativës.

Besarti ndan bindjet liberale dhe frymon me politikat e njëjta të Alternativës, ndërsa ka vendosur të japë kontributin e tij profesional dhe politik në familjen tonë politike.

I angazhuar në zyrën inxhinierike në fushën e inxhinierisë civile, i specializuar në infrastrukturën rrugore dhe planifikimin urban, Besarti, përveçse sjell përvojën e tij në Kosovë, po hap edhe një derë të re për Alternativën në Zvicër, Francë dhe Gjermani.

I martuar, baba i tri vajzave, me prejardhje nga Peja, Besarti sot iu shtua listës së anëtarëve të rinj të partisë sonë.

Të lumtur për interesimin e shtuar të diasporës sonë dhe mirëpresim anëtarësimet e reja.

Lajme të ngjashme