Kusari- Lila: Vitin tjetër lëvizim pa viza, nësë këtë vit merret vendimi për heqje
Mimoza Kusari Lila, deputete e shefe e Grupit Parlamentar të VV-së, ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, se ndonëse gjasat janë reale që Kosova ta marrë vendimin pozitiv këtë vit për viza, kosovarët mund të lëvizin të lirë, tek vitin e ardhshëm.
“Gjasat janë reale, megjithatë janë gjasa të cilat nga ana jonë janë vlerësuar edhe më herët që janë plotësuar të gjitha kushtet ndërsa varet nga një mekanizëm tjetër jashtë nesh për të përcaktuar procesin final të liberalizimit të vizave. Duhet të kemi parasysh që edhe nëse ka një vendim deri në fund të vitit, liberalizimi ndodh tek vitin tjetër, sepse është një procedurë kohore drejt shpërndarjes së materialeve natyrisht edhe çështjeve teknike që lidhen me sistemet kufitare e të gjitha vendeve që janë pjesë e sistemit, prandaj që të mos kemi ngritje të shpresave që në fundvit mund të udhëtohet pa viza ky është një proces që së pari merret vendimi e pastaj fillon zbatimi i tij që merr edhe disa muaj kohë”, tha Kusari-Lila.