Kusari-Lila për ndërkombëtaret: Ka një devijim të theksuar se si kanë komunikuar me ne - NACIONALE

Kusari-Lila për ndërkombëtaret: Ka një devijim të theksuar se si kanë komunikuar me ne

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka komentuar deklarimet e ndërkombëtarëve për situatën në veri.

Kusari-Lila ka thënë se me ndërkombëtarët ka pasur devijim të theksuar të komunikimit.

Duke folur për zgjedhjet në veri, Kusari-Lila është shprehur se në fillim ndërkombëtarët i kishin përkrahur me deklarata publike.

Mund të flasim vetëm në forcën e argumenteve që i posedojmë. Sa i përket çfarëdo “dështimi” për diplomacinë tonë, apo komunikimin. Këtu ka një devijim të theksuar, se si të tjerët kanë komuniku me ne, sepse deri ne momentin e mbajtjes së zgjedhjeve, menjëherë pas, dhe me certifikimin e ne e kemi pasur vlerësimin pozitiv, deklarata të cilat tregojnë keqardhje për ata që nuk kanë marrë pjesë, dhe indikacione që nëse do të ketë probleme me mandatet e reja do të ketë pasoja.” – ka thënë shefja e Grupit Parlamentar të VV-së në RTV Dukagjini.

Kusari-Lila ndër të tjera ka shtuar se Qeveria e Kosovës, ka bërë hapa përpara sa i përket ligjvënies në veri.

Lajme të ngjashme